Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Është arrestuar në Kurbin, Ylli Zherri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Ndaj Zherrit Gjykata e Vareses në Itali ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafik i lëndëve narkotike.
Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.








