MAGAZINË /

E shoqja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar: U largova se nuk duroj dot gruan

gruaja e ka denoncuar të zhdukur më 9 prill, duke deklaruar në Polici se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.

Shkruar nga Versus
E shoqja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar: U largova se
Vllaznim Krasniqi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk u kthye në banesë për disa ditë.

Vllaznim Krasniqi më 6 prill kishte shkuar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar.

Pasi nuk është kthyer më në shtëpi, gruaja e ka denoncuar të zhdukur më 9 prill, duke deklaruar në Polici se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.

Por, vetëm pak orë pas raportimit, këngëtari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.

Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: