MAGAZINË /

"A je i lumtur?" Gjesti i përgjigjet pyetjes së moderatores shumë sinqerisht

Shkruar nga Versus

"A je i lumtur?" Gjesti i përgjigjet pyetjes së moderatores

Në darkën e veçantë të organizuar mes banorëve të “Big Brother VIP Albania” dhe moderatorëve të “Top Channel”, nuk munguan pyetjet personale dhe momentet emocionale.

Gjatë bisedës, Ermira Çausholli i drejtoi Gjestit një pyetje të thjeshtë, por me shumë domethënie: “A je i lumtur?”.

Gjesti u përgjigj me sinqeritet:

“Po jam, shyqyr Zotit. Pak i mërzitur që po mbaron, kam emocione. Jam i lumtur për çfarë më ka dhënë Zoti. Jam lutur të më hapet një derë dhe më është hapur një derë e madhe.”

Më pas, Ermira e pyeti edhe: “Kush të ka mësuar të jesh zemërmirë?”

Gjesti tha me modesti:
“Kështu kam lindur, kështu kam qenë gjithmonë. E di se çfarë gjendje që kam pasur.”

Një moment i thjeshtë, por shumë i ndjerë, që tregoi anën emocionale të këngëtarit në prag të finales së madhe.

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: