MAGAZINË /

Rrëfimi i Kastro Zizos: Si i “grabita” lekët për të bërë këngën e parë

Shkruar nga Versus

Rrëfimi i Kastro Zizos: Si i “grabita” lekët për

Klevis Bega ose ndryshe Kastro Zizo, rrëfeu gjatë një interviste fillimet e karrierës së tij si këngëtar.

Në një intervistë me Arbana Osmanin, në “Mirëmbrëma yje”, tha se duheshin 90 mijë lekë të publikonte një këngë, gjë e cila ishte e pamundur për xhepat e tij. Kastro tregoi se kishte vetëm 10 mijë lekë dhe iu desh të “grabiste” dy djem për të siguruar të gjitha lekët.

“Prindërit duke bërë disa punë nuk kishin mundësi të plotësonin çdo gjë, ne si artisë nuk kemi patur suportin më të vogël nga familja. Unë merresha me muzikë, nuk e harroj, mezi i sajoja.

Ka qenë kënga ime e parë me Renin, “2 Farm”, 90 mijë lekë në një studio tek akademia e arteve, dhe duhet të paguanim të dy nga 45 mijë lekë, dhe unë kisha 10 mijë lekë të gjitha në atë kohë.

Pjesën tjetër të lekëve, grabita dy çuna, të cilëve lekët ua kam kthyer pas shumë viteve. Ka qenë periudha në ato vite, pak një shpullë, dhe një këpucë të gjerë, o çuna më ka lënë benzina, një debil 1000 karatësh, një bulling që më pas u bullizua”, tha Kastro Zizo.

Artisti gjithashtu tregoi se nga bullizues u kthye në viktimë të bullizmit, gjë e cila i ka shkaktuar mjaftë probleme gjatë rinisë së tij./Versus.al

Poll