MAGAZINË /

Pamjet / Duke shijuar diellin dhe pranë njëri-tjetrit, Egli dhe Gjesti 'nxehin' situatën me vallëzimin sen*ual në oborr

Pamjet tregojnë një lidhje të ngrohtë mes dyshes, të cilët, pavarësisht debateve dhe tensioneve që i kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, duken më të afërt se kurrë.

Shkruar nga Versus

Pamjet / Duke shijuar diellin dhe pranë njëri-tjetrit, Egli dhe Gjesti

Finalja e madhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është vetëm një ditë larg, dhe banorët e mbetur në shtëpi po shfrytëzojnë çdo moment për të krijuar kujtime të bukura.

Një video që po qarkullon në Twitter ka marrë vëmendje të madhe nga publiku – në të shihen Egli dhe Gjesti, teksa vallëzojnë në oborrin e shtëpisë, duke shijuar diellin dhe praninë e njëri-tjetrit në një moment të afërt dhe mjaft sensual.

Pamjet tregojnë një lidhje të ngrohtë mes dyshes, të cilët, pavarësisht debateve dhe tensioneve që i kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, duken më të afërt se kurrë.

Të shtunën mbahet finalja e madhe, ku njëri prej finalistëve – Egli, Gjesti, Rozana apo Laerti – do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Atmosfera në shtëpi është më e ngrohtë dhe emocionale se kurrë, ndërsa publiku pret me padurim të mësojë se kush do të jetë fituesi i këtij sezoni të paharrueshëm.

 

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: