Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dy atentate mafioze në Lezhë e Tiranë tronditën mbrëmë vendin duke lënë një bilanc me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, mes të cilëve dy të mitur. *Fillimisht në Pllanë të Lezhës, u ekzekutua me breshëri plumbash, Gjovalin Prendi, i ati i të ndjerit Sidorel Prendi i njohur edhe si Roan Brahimi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024-ës në Athinë. *Rreth një orë pas këtij atentati u shënua një tjetër tentativë vrasje me armë zjarri në Tiranë. Autorët me motor hapën zjarr me breshëri ndaj një benzi “G Class” ku udhëtonin Arenc Stafa, punonjës i ‘Pelikani Security’, Kian Mullahi 19 vjeç dhe djali dhe nipi i mitur i pronarit të ‘Pelikani Security’ Vesel Demiraj. Prej tyre 11 vjeçari i cili sapo kishte festuar ditëlindjen, është në gjendje të rëndë për jetën. *Fillimisht atentatet u cilësuan si të ndarë nga njëri-tjetri, por pas hetimeve paraprake, dyshohet se shënjestra e atentatit në Tiranë ka qenë gruaja e Roan Brahimit e cila ishte fqinje në Lundër me familjen Demiraj dhe përdorte një makinë të njëjtë si ‘G Class’ me ndryshim vetëm 1 shkronjë në targë. *Policia po kryen hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa dyshimet janë për një hakmarrje të mundshme lidhur me konfliktet që Brahimi ka pasur më herët. Emri i të ndjerit rezulton i përfshirë në përplasje me Brilant Martinajn, kushëririn e Ervis Martinajt dhe dyshohet se ka gisht në eleminimin barbar të tij.
Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me 4 të plagosur, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit

Hetimet për zbardhjen e atentatit me 4 plagosur të ndodhur mbrëmë në Tiranë kanë marrë një rrjedhje krejt tjetër.
Dyshohet se ka ndodhur një ngatërrim i shënjestrës pasi objektivi ka qenë gruaja e Roan Brahimit, 31 vjeçarit që u vra në Athinë më 9 maj të vitit të shkuar ndërsa mbrëmë iu vra edhe babai Gjovalin Prendi.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, gruaja e Roan Brahimit është shprehur se nuk ka probleme me askënd.
Gjithashtu ajo shton se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë ajo shënjestra e atentatit prej konflikteve të bashkëshortit të saj të ndjerë.
"Unë nuk kam probleme me askënd. Nuk e përjashtoj mundësinë që jam në shënjestër prej konflikteve të bashkëshortit tim. Por nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët. Gjatë kohës së atentatit kam qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë. Nuk i kam marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit,"-është shprehur para uniformave blu bashkëshortja Roan Brahimit.
Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë vitin e kaluar, njihet si armik i Martinajt dhe momentin e eleminimit të tij e panë edhe gruaja edhe fëmija i tij të cilët asokohe mbetën të plagosur lehtë. /Versus.al
‘Brilanti i urin*i në fytyrë’, akti denigrues që nisi armiqësinë Martinaj-Brahimi! Hakmarrja solli dy atentatet e mbrëmshme

Armiqësia e nisur vite më parë mes njerëzve të Ervis Martinajt dhe të ndjerit Roan Brahimi, po merr ende jetë njerëzish në vendin tonë. Përplasja mes tyre shkaktoi mbrëmë viktimën e radhës, Gjovalin Prendin, babai i Roan Brahimit (Sidorel Prendit) i cili u ekzekutua brenda lokalit të tij në Pllanë të Lezhës.
Ndërsa në atentatin tjetër të zhvilluar një orë më pas në Tiranë, mbetën të plagosur 4 persona, por autorët ngatërruan shënjestër pasi objektivi duhet të ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila përdorte një ‘G Class’ shumë të ngjashëm me atë të të plagosurve dhe ishte fqinje me ta në Lundër.
Por çfarë e shkaktoi këtë përplasje të egër mes Martinajt dhe Brahimit i cili dyshohej edhe si i përfshirë në ekzekutimin barbar të Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në mbikalimin e Fushë Krujës gjatë 2022-it?
Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu. Ylli Brahimi në rreth miqësie me Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimin: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Emri i Roan Brahimit u shfaq mes të dyshuarve për atentate të bujshme si masakra e Fushë Krujës në korrik të 2022-it, ku u vranë dhe u dogjën në makinë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator. â
Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.
32 vjeçari Brahimi u largua nga hqipëria dhe u vendos në Dubai, por armiqtë ishin në ndjekje të tij. Më 9 maj të 2024-ës, ai u vra në Athinë nga 2 persona të maskuar me mtor, teksa ishte me partneren dhe djalin e tij të mitur. Autorët ende nuk janë gjetur sot e kësaj dite. Versus.al
Përmbyset dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë, shënjestër dyshohet gruaja e Roan Brahimit, dje i vranë vjehrrin

Hetimet për zbardhjen e atentatit me 4 të plagosur të ndodhur mbrëmë më Tiranë kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër.
Autorët kanë qenë 2 persona të cilët kanë zënë pritë me një motor dhe më pas janë larguar me një automjet, ku i priste një tjetër person. Por dyshohet se ka ndodhur një ngatërrim i shënjestrës pasi objektivi ka qenë gruaja e Roan Brahimit, 31 vjeçarit që u vra në Athinë më 9 maj të vitit të shkuar ndërsa mbrëmë iu vra edhe babai Gjovalin Prendi.
Hetuesit dyshojnë se plani ka qenë për dy ekzekutime brenda familjes të të ndjerit Roan Brahimi, por gjërat u kanë dalë jashtë kontrollit për shkak se kanë menduar se në ‘G Classin’ ku hapën zjarr ndodhej gruaja e Roan Brahimit, e cila e ka shtëpinë ngjitur me të plagosurit në Lundër dhe përdorte një makinë 'G-Class' me vetëm 1 shkronjë ndryshe në targë.
Brahimi i cili u ekzekutua në Athinë vitin e kaluar, njihet si armik i Martinajt dhe momentin e eleminimit të tij e panë edhe gruaj edhe fëmija i tij të cilët asokohe mbetën të plagosur lehtë. Versus.al
Një vit më parë i vranë djalin e përfshirë në konflikt me Martinajn, si u ekzekutua Gjovalin Prendi brenda lokalit të tij

Lezhë- Një ekzekutim me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë, ku Gjovalin Prendi u vra brenda lokalit të tij buzë rrugës nacionale “Lezhë-Milot”.
SIpas të dhënave të bëra me dije, 4 autorët përdorën një automjet luksoz tip “Porsche” dhe dy prej tyre zbritën për të hapur zjarr brenda lokalit në pronës të Gjovalin Prendit. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, gjersa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Prendi ishte ulur në tavolinë me një person tjetër dhe deri më tani, policia ka marrë në pyetje 10 persona lidhur me ngjarjen.
Viktima, është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i cili majin e vitit të kaluar u ekzekutua me breshëri plumbash në Athinë në prani të gruas dhe djalit të tij. 31 vjeçari ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Mes ngjarjeve, përmendet edhe eleminimi ‘barbar’ i Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në 2022-in.
Pista e vrasjes së Gjovalin Prendit është hakmarrja, ndërsa në 2020-ën, 64 vjeçari i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë zjarri. Versus.al
Atentati në Tiranë/ Mes 4 të plagosurve, djali e nipi i mitur i pronarit të ‘Pelikani Security’! 'G Class'-i drejtohej nga punonjësi, cili ishte ‘shënjestra’

Një atentat tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën kur rreth orës 21:50 pranë tregut Agro Ushqimor, u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit luksoz tip “G Class” duke lënë të plagosur 4 personat që udhëtonin me të.
Mjeti drejtohej nga Arenc Stafa, punonjës në kompaninë “Pelikani Security”, ndërsa pasagjerë ishin Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D 11 vjeç dhe M.D 17 vjeç, nipi dhe djali i pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.
Të katër personat po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa vetëm 11 vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën.
Ata ranë pre e atentatorëve pas një ndjekje që dyshohet se zgjati për disa minuta në Unazën e Re. Arenc Stafa humbi ndjenjat në timon në Lundër si pasojë e plagëve të marra, ndërsa qytetarët rastësorë ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë.
Hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur pistat e ngjarjes, por dyshimet janë se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë 19 vjeçari Kian Mullahi.
Si në ngjarjet e tjera të atentateve me armë zjarri, makina e autorëve është gjetur e djegur në zonën e Lundrës në përpjekje për të humbur gjurmët. Mjeti i djegur mbante targën “AA 040 YV” dhe aktualisht është në process verifikimi nga autoritetet. Versus.al








