AKTUALITET /

EMRI/ I dënuar në Itali për grup kriminal, kapet 62 vjeçari në Fier

Shkruar nga Versus

EMRI/ I dënuar në Itali për grup kriminal, kapet 62

Fier- Policia ka arrrestuar Alban Dautin, 62 vjeçarin e dënuar me 8 vite e 8 muaj burg në Itali nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafik droge.

62 vjeçari u arrestua nga forcat operacionale, ndërsa menjëherë do të nisin procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar.

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”- njofton policia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: