AKTUALITET /

EMRI/ Mbolli 780 rrënjë kanabisi, arrestohet 57-vjeçari

Shkruar nga Versus

EMRI/ Mbolli 780 rrënjë kanabisi, arrestohet 57-vjeçari

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Aleksandër Malaj, pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

57-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor në mbjelljen e 780 bimëve narkotike kanabis në zonën e Bajzës, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë në shtator.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Aleksandër Malaj, 57 vjeç, banues në Bajzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll