
Gjatë një kontrolli në automjetin e tij tip ‘’Benz’’, u gjetën dhe sekuestruan 1 mijë fara kanabisi të cilat 31 vjeçari kishte në plan t’i shiste. Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të të riut dhe momentin kur gjejnë farat e kanabisit.
Hetimet vijojnë për të gjetur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

