Në burgun e Durrësit u zhvillua së fundmi një kontroll i befasishëm në qelitë e paraburgimit. Gjatë ndërhyrjes të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë gjetur tre celularë të tipit ‘’Iphone’’ plotësisht funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në qelinë e të paraburgosurit me inicialet B.G ndërsa dy të tjerët së bashku me një palë kufje u konstatuan në ambientet e burgut, por ende nuk dihet se kujt i përkasin.
Menjëherë pas gjetjeve, u bë veçimi i të paraburgosurit, u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Drejtoria e Burgjeve bën me dije se aksione të tilla do të vijojnë për kapjen e sendeve të paligjshme që të burgosurit mund të kenë futur në qelitë e tyre. Versus.al

