AKTUALITET /

U rrëzua nga shkëmbi duke mbledhur çaj në mal, nisin kërkimet për gjetjen e qytetarit nga Gramshi

Policia është njoftuar nga një banor tjetër i zonës, i cili ka kërkuar ndihmë sapo ka konstatuar ngjarjen.

Shkruar nga Versus

U rrëzua nga shkëmbi duke mbledhur çaj në mal, nisin

Një banor nga Gramshi mësohet se ka rënë nga një shkëmb mbrëmjen e sotme teksa mblidhte çaj në malin e Gopeshit, pranë Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri  ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e rënies ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Policia është njoftuar nga një banor tjetër i zonës, i cili ka kërkuar ndihmë sapo ka konstatuar ngjarjen.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt vendngjarjes janë nisur grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e të plagosurit nga zona e vështirë malore.

 

Poll