AKTUALITET /

EMRI/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari humb jetën në spital

Shkruar nga Versus

EMRI/ Policja përplas me makinë këmbësorin,

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri. Oficerja e policisë Florinda Zvangu (jashtë orarit të punës) ka aksidentuar 51-vjeçarin V. H., ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë.

51- vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që policja është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: