Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri mëngjesin e sotëm një dalje për mediat ku foli për luftën kundër krimeve kibernetike e ndër të tjera veçoi edhe rastin e një 13-vjeçareje, e cila u përndoq dhe u shantazhua nga shtetasi Hajrullah Kanani.
Vocaj tha se denoncimin e ka bërë 13-vjeçarja bashkë me motrën e saj për shantazhimin nëpërmjet adresave false në rrjete sociale, situatë e cila e detyroi të miturën të largohej nga shtëpia.
Sipas policisë, pas një pune kërkimore, është arrestuar shtetasi 21-vjeçar, banues në Durrës.
Ndërsa, më pas vajza është gjetur dhe është kthyer në banesë.
Vocaj theksoi se Policia e Shtetit vijon punën për luftën ndaj krimit kibernetik.
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj:
'Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. Si rrjedhojë, motra e vogël 13-vjeçare është largua nga banesa. Në pranga ra Hajrullah Kanani. Gjithashtu u gjet edhe 13-vjeçarja, e cila ishte larguar nga familja më parë'./ Versus.al







