AKTUALITET /

EMRI/ Vdekja e 14-vjeçares shqiptare në Itali, policia arreston të dashurin, dyshohet se e dhunonte

Shkruar nga Versus

EMRI/ Vdekja e 14-vjeçares shqiptare në Itali, policia arreston

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë pak ditë më parë, pasi 14-vjeçarja shqiptare Aurora Tila, e cila ra nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Piaçenza dhe humbi jetën, pasi u përplas në taracën e një pallati katër katësh.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së premte. Mediat italiane raportojnë se ditën e sotme u bë edhe autopsia e trupit të 14-vjeçares, dhe është në pritje të rezultateve pasi dyshohet se ajo dhunohej nga i dashuri i saj 15-vjeç po me origjinë shqiptare.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, 15-vjeçari ka qenë personi i fundit që Aurora ka takuar para se të binte nga kati i shtatë.

Nga ana tjetër nëna dhe motra e të miturës kanë deklaruar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e “mjaft e dhunshme, pasi 15-vjeçari shpesh e kërcënonte dhe e poshtëronte.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemoragji.

Ndërkohë shokët dhe shoqet e klasës së 14-vjeçares kanë vendosur buqeta me lule dhe tullumbace të bardhë ne portën kryesore të shkollës ku studionte Aurora.

Poll