Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën, shtetasin portugez i cili u shpall fajtor për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj më 19 prill të vitit 2023.
Ngjarja ndodhi brenda lokalit të viktimës teksa ky i fundit ishte ulur në tavolinë. Vrasësi hyri brenda me një kaskë motori dhe qëlloi disa herë Nikulajn duke e lënë të vdekur.
I dënuari ka mohuar vazhdimisht akuzat për vrasje duke thënë se në Shqipëri ka qenë vetëm si turist.
Mirëpo hetimet kanë çuar në pistën që Saraiva të jetë paguar nga Edmond Haxhia për të kryer krimin pasi ky i fundit kërkonte gjakmarrje nga fisi Nikulaj për sagën e vrasjeve mes këtyre të fundit dhe fisit Lekstakaj.
Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan Saraivën që të kryente planin. Versus.al

