
Jashar Spaho, një 70-vjeçar nga fshati Pilur i Devollit, është gjetur i pajetë pas 12 ditësh kërkimesh nga familjarët dhe autoritetet.
Ai ishte shpallur i zhdukur që nga data 28 qershor, kur humbi çdo kontakt me të afërmit, të cilët menjëherë bënë kallëzim në Polici dhe apeluan publikisht për ndihmë në gjetjen e tij.
Trupi i të moshuarit u gjet sot i mbytur në lumin Devoll.
Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo me vetëvrasje. Familjarët kanë deklaruar se Jashar Spaho nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe madje kishin dyshime se mund të ishte nisur drejt Tiranës, ndaj njoftuan Policinë edhe në kryeqytet./Versus.al







