Live Updates /

Babai denoncoi zhdukjen e djalit, 23 vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Shkopetit me shenja në fyt! Dy pistat që po hetohen

*Një 23 vjeçar i identifikuar si Renis Dobra u gjet i pajetë sot në liqenin e Shkopetit së bashku me makinën e tij. I riu ishte denoncuar i zhdukur nga babai i tij i cili rreth orës 21:30 të mbrëmjes së martë shkoi në polici për të njoftuar se djali i tij nuk kishte shkuar në banesë. *Fillimisht policia tha se nuk kishte gjetur shenja dhune në trupin e të riut. Por pas verifikimeve dhe këqyrjes më të detajuar, u zbulua se kishte shenja mbytjeje në fyt dhe dyshohet se dikush mund ta ketë mbytur me litar Dobrën dhe më pas e ka hedhur në liqen. *Policia po heton pistat e vrasjes për motive të konfliktit në parcelat me kanabis apo për ndonjë xhelozi të mundshme. Viktima ishte hetuar më parë për vjedhje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
5 ORE ME PARE

Dyshohet se e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, del FOTO e 23 vjeçarit që humbi jetën në Mat

Babai denoncoi zhdukjen e djalit, 23 vjeçari gjendet i mbytur në
Viktima, Renis Dobra

Versus.al ka siguruar foton e Renis Dobrës, 23 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit mëngjesin e sotëm pasi babai i tij e kishte denoncuar si të zhdukur.

I riu u gjet në liqen së bashku me automjetin e tij, ndërsa së pari nuk u raportua për shenja dhune në trup. Por pas këqyrjes nga grupi hetimor, iu gjetën shenja të nxira në fyt duk ngritur dyshime se 23 vjeçari mund të jetë mbytur me litar.

Konflikte për drogën dhe motive xhelozie janë dy pistat ku policia po heton. Ndërsa më herët viktima ishte hetuar për vjedhje. Versus.al

7 ORE ME PARE

"Ka shenja në qafë", dy pista hetimi për 23 vjeçarin që u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit

Babai denoncoi zhdukjen e djalit, 23 vjeçari gjendet i mbytur në

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Ulëz të Matit ku i riu Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit, ku kishte përfunduar edhe makina e tij.

Mësohet se ekspertiza ka zbuluar shenja mavijosje në qafën e viktimës dhe dyshohet se 23 vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush dhe nuk përjashtohet pista e vrasjes. Aktualisht policia dyshon se i riu mund të jetë mbytur me litar dhe po heton dy pista, atë të konflikteve për shkak të parcelave me kanabis dhe atë të xhelozisë.

Ka qenë babai i 23 vjeçarit ditën e djeshme ai që bëri denoncimin në polici duke zbuluar se i biri nuk ishte kthyer në banesë. Ndërsa më herët, mediat raportuan se viktima mund të jetë rrëmbyer nga disa persona ende të paidentifikuar dhe më pas u gjet në liqenin e Shkopetit së bashku me mjetin e tij. Versus.al

8 ORE ME PARE

EMRI/ Babai kallëzoi djalin të zhdukur, 23 vjeçari gjendet i vdekur në liqenin e Shkopetit! Dyshohet për vrasje

Babai denoncoi zhdukjen e djalit, 23 vjeçari gjendet i mbytur në

Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulëz të Matit ku një 23 vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë në liqenin e Shkopetit ku kishte përfunduar makina e tij.

Ende nuk dihen arsyet përse makina e të riut përfundoi në liqen, por nuk përjashtohet pista e vrasjes edhe përse në trupin e të riut nuk u gjetën shenja dhune.

Ndërsa ditën e djeshme babai i viktimës kishte denoncuar në polici se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Policia nisi kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa mëngjesin e sotëm u zbulua se i riu kishte përfunduar në liqen së bashku me mjetin e tij. Versus.al

Poll