AKTUALITET /

“Çfarë lidhje kishte djali im me mafian?”, flet nëna e Francesco Diviestit që u vra nga Igli Kamberi për një borxh për drogën: I kemi ditur autorët, por kishim frikë

Nëna e tij ka folur sot për mediat lokale pas arrestimeve nga SPAK dhe Antimafia italiane të grupit që akuzohet për vrasjen e ndodhur vitin e shkuar

Shkruar nga Versus

“Çfarë lidhje kishte djali im me mafian?”, flet

“E kemi pritur një përgjigje nga shteti dhe sot pas një viti mbërriti”, kështu është shprehur Maria Marzocca, nëna e Francesco Diviestit, 26-vjeçari nga Barletta që u vra nga Igli Kamberi për një borxh për drogën.

Nëna e tij ka folur sot për mediat lokale pas arrestimeve nga SPAK dhe Antimafia italiane të grupit që akuzohet për vrasjen e ndodhur vitin e shkuar.

AJo thotë se kanë patur dyshime që në fillim për autorët e vrasjes së djalit të tyre sepse ata ishin persona të rrezikshëm.

“Sot kemi dëgjuar të flitet për mafian shqiptare dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, por unë gjithmonë kam të njëjtën pyetje: çfarë lidhje kishte im bir me këto gjëra?” pyet gruaja, duke shpjeguar se 26-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë penalë, “punonte në dyqanin e të atit si parukier, ishte vetë baba dhe nuk dilte natën.”

 “Sigurisht,” pranon ajo, “ai kishte një rreth të njohurish që nuk më pëlqenin, e diskutonim, por roli i një prindi është gjithmonë kompleks.”

 Arrestimet “për mua dhe familjen time janë vetëm fillimi dhe i falënderojmë policinë tek e cila kemi pasur gjithmonë besimin tonë,” vazhdon ajo, duke rrëfyer se “kisha frikë.

 Si miqtë e Francescos, sepse këta janë njerëz të rrezikshëm, por nuk mund të ndalesha: më shkulën lëkurën, zemrën dhe nuk kisha alternativë tjetër.”

"Prindërit e Francescos nuk duan hakmarrje, por drejtësi, dhe drejtësia vjen nga përcaktimi i së vërtetës. Kjo është faza e parë, dhe sapo të jepen dënimet, ndoshta shpirtrat e tyre do të qetësohen", thotë Michele Cianci, avokat i familjes Diviesti.

Poll