MAGAZINË /

Përplasje tek Milan, zbulohet sherri fizik mes Alegrit dhe Ibros në restorant. Roli i Igli Tares në përplasjen e tyre

Në mediat italiane, raportohet se përplasja kryesore ishte mes Massimiliano Allegrit dhe Zlatan Ibrahimoviç, me palët që kanë shkuar edhe pranë një sherri të mirëfilltë fizik

Shkruar nga Versus

Përplasje tek Milan, zbulohet sherri fizik mes Alegrit dhe Ibros në

Zbulohen përplasjet e brendshme brenda klubit sportiv të Milanit, i cili ishte kthyer në javët e fundit në një “fole grerëzash” ku praktikisht faktorë të ndryshëm brenda klubit punonin njëri kundër tjetrit.

Në mediat italiane, raportohet se përplasja kryesore ishte mes Massimiliano Allegrit dhe Zlatan Ibrahimoviç, me palët që kanë shkuar edhe pranë një sherri të mirëfilltë fizik.

Në media është përhapur sot deklarata e lëshuar rreth dy javë më parë nga gazetarja Monika Colombo e “Corriere della Sera”, e cila ndjek prej shumë vitesh kuqezinjtë dhe ka burime të sigurta brenda klubit në fjalë.

Ajo kishte zbuluar se miqësia mes trajnerit dhe ish-sulmuesit, ishte prishur kur palët ishin përplasur fizikisht në një restorant ku të pranishëm kishin qenë edhe Furlani me Taren.

“Krisja mes Allegrit dhe Ibrahimoviç, që i ka rrënjët shumë pas në kohë, kishte ndodhur në një restorant në praninë e Furlanit dhe Tares, me këtë të fundit që është detyruar të ndajë fizikisht trajnerin dhe suedezin”, tregoi ajo nga burime të sigurta në klubin kuqezi që raportonin për këtë situatë.

“Me sa jam në dijeni, Ibrahimoviç ka tre muaj që nuk shihet në dhomat e zhveshjeve në stadium apo klub, për t’u afruar duhet një përballje mes tij dhe Allegrit që nuk ka ndodhur kurrë. Palët nuk flasin dhe të vazhdosh në këtë mënyrë është e pamundur. Një nga pikat e përplasjes ishte për portierin e tretë që duhej vendosur në ekip në sezonin e ardhshëm, por ishte thjesht pretekst për të ringjallur tensionin e vjetër.

Kur Allegri mësoi për kontaktet që Ibra kishte me Cassanon, kjo nuk ndihmoi.

Ashtu si nuk ndihmoi fakti që Ibra ka kontaktuar Leaon dhe Fofana duke u dhënë këshilla taktike të ndryshme nga ato që i ka dhënë trajneri në stërvitje”, ishin fjalët e Colombos që i paraprinë kaosit të madh që shpërtheu te Milani në ditët e fundit

Poll