
Igli Tare përshëndet Milanin pas vetëm një viti pune.
Drejtuesi shqiptar largohet nga Casa Milan duke marrë me vete një fanellë të Milanit në kornizë. Më pas ai është nisur drejt Milanellos ku ka takuar të gjithë stafin që ka punuar gjatë këtij viti.
Tare u shkarkua nga posti i drejtorit sportiv pas dështimit për t’u kualifikuar në UEFA Champions League.
Tare është parë në ambientet e “Casa Milan”, duke marrë sendet e tij personale një ditë pas komunikimit zyrtar të klubit për largimin e tij.
“Gjithmonë i kam bërë të gjitha këto me sakrifica të mëdha”- tha Tare.
Largimi i Tares vjen në kuadër të një “revolucioni” të madh te Milani, ku u shkarkuan gjithashtu edhe trajneri Massimiliano Allegri, CEO Giorgio Furlani dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada. Versus.al

