
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente edhe në kryeqytet. Një trotuar pranë një kantieri ndërtimi në Tiranë është shembur dhe ka rrëshqitur brenda perimetrit të objektit në ndërtim, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe punonjësit e kantierit.

Shembja ka ndodhur pranë një ndërtimi që po realizohet nga kompania ERKLO shpk, ndërsa si pasojë e rrëshqitjes së dheut janë mbuluar edhe disa skela të vendosura për punimet e godinës.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Zona është rrethuar menjëherë me shirit sigurie, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i këmbësorëve në këtë segment rruge është kufizuar.
Kompania ERKLO shpk operon prej vitit 2000 dhe është e specializuar në zbatime ndërtimore, përfshirë konstruksione metalike, gërmime dheu, shërbime vinçi dhe porta industriale./ Versus.al

