Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.
Sherri dhe më pas përplasja fizike mes burrit dhe ish-burrit të një gruaje, ka përfunduar me vrasjen e bashkëjetuesit aktual, nga ish-burri i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Petro Sota” në Fier.
Burime nga policia thanë se, Xhuliano Miho 25 vjeç, ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Fatkeqësisht ai nuk i ka mbijetuar plagëve, duke ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Viktima kishte marrë disa plagë poshtë zemrës.
Autori është prangosur.








