AKTUALITET /

FOTO/ Tjetër aksident i rëndë në Vlorë, barriera përfundon brenda “Porsche”-s, plagosen 3 të rinjtë

Një prej të rinjve ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka marrë dëmtime të shumta.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Tjetër aksident i rëndë në Vlorë, barriera
Foto nga mjeti i aksidentuar

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër që lidh qytetin me Fierin, në një zonë pranë fshatit Bestrovë.

Mësohet se një automjet tip “Porsche” me të cilin udhëtonin tre të rinj, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë barriera ka përfunduar brenda automjetit.

Një prej të rinjve ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Të lënduar kanë mbetur dhe 2 personat e tjerë që gjendeshin në makinë.

Ky është aksidenti i tretë i ndodhur brenda orëve të pasdites së sotme dhe deri më tani, numri total i të plagosurve arrin në 6 persona, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. Versus.al

FOTO/ Tjetër aksident i rëndë në Vlorë, barriera

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: