
Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë greke, iu akordua shtetësia greke Ledian Gokas, shtetas shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachtos në qershor të vitit 2025.
Lendiani dha betimin si qytetar i ri grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të Ministrit të Brendshëm Thodoris Livanios dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetësisë, Dimitris Karnavos.
Kryeministri Mitsotakis, duke e falënderuar publikisht për aktin e tij, tha:
“Të falënderojmë për atë që bëre, e meriton më shumë se çdo kush tjetër.”
Heroizmi i Lendianit u vlerësua si shembull i lartë humanizmi dhe sakrifice, ndërsa ai ishte i ftuar edhe në pritjen zyrtare për Ditën e Demokracisë në Kopshtin Presidencial në korrik, me ftesë të Kostas Tasoulas./Versus.al







