AKTUALITET /

'Jeni gjobitur', AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS!

Shkruar nga Versus

'Jeni gjobitur', AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto SMS!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëron qytetarët për një mesazh mashtrues që qarkullon në formë SMS-i, i cili pretendon se dërgon gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon pagesa online, por nuk është asnjë komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore.

AKSK u bën thirrje qytetarëve:

Mos klikojnë në linke të dyshimta nga SMS ose email-e jozyrtare.

Mos kryejnë pagesa përmes faqeve që nuk janë zyrtare.

Raportojnë menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasin mesazhe të tilla.

AKSK ka marrë masat për bllokimin e faqes dhe parandalimin e çdo dëmti të mundshëm.

Njoftimi i AKSK: 

Njoftim për qytetarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh "smishing" që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
* Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
* Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
* Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla./Versus.al

Poll