Gjykata e Posaçme në seancën paraprake të mbajtur ditën e sotme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e aferës së koncesonit të “Sterilizimit”.
Pjesa më e madhe e të pandehurve do të ketë një proces gjykimi të shkurtuar ndërsa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj u vendos proces gjykimi normal pasi ky i fundit nuk pranoi gjykim të shkurtuar.
Konkretisht përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar të pandehurit:
1-Ish-zv ministri, Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” dhe grup kriminal (arrest me burg)
2- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” dhe grup kriminal (arrest me burg)
3-Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
4-Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
5-Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
6- Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
7-Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
8- Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
Beqaj kërkon të provojë se është i pafajshëm, ndërsa në seancën e kaluar, ish-ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij iu shtua akuza e bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pavarësisht se është arrestuar në korrik të vitit të kaluar për abuzim me fondet e BE, Beqaj akuzohet edhe në dosjen e Sterilizimit për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Versus.al







