Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur. 9 prej këtyre të fundit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa Silena Tola, Alba Thoma e Pëllumb Abeshi kanë kërkuar gjykim normal.
12 të pandehurit janë:
Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola përbëjnë listën e të pandehurve që janë dërguar për gjykim.
Gjykimi për ish-deputetin socialist Alqi Ballako pasi akuzohet jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për korrupsion. Më 2 gusht SPAK mbylli hetimet për aferën e Inceneratorit të Tiranës, ndërsa sot GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim.
Masat për inceneratorin u caktuan në dhjetor të vitit 2023. Alqi Bllako për të cilin është veçuar dosja hetimore, u dënua me 2 vite e 8 muaj në Apel disa ditë më parë për inceneratorin e Elbasanit pavarësisht se Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm. Ai gjithashtu është dënuar me po 2 vite e 8 muaj për inceneratorin e Fierit.
Ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë të dërguar për gjykim akuzohen për shpërdorim detyre. Vetë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është i pandehur për të tre inceneratorët dhe aktualisht është dënuar me 5.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit dhe 6.8 vite burg për atë të Fierit. Koka gjatë një seance deklaroi se nuk është ai "peshku i madh". Versus.al







