AKTUALITET /

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka në seancë: Doni të gjeni peshkun e madh, hapni telefonin e Monika Kryemadhit!

Ish-ministri i Mjedisit është shprehur gjatë seancës se nuk është ai peshku i madh dhe se nuk dënohet korrupsioni duke e dënuar atë.

Shkruar nga Versus
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka në seancë: Doni të gjeni
Lefter Koka

Lefter Koka ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje në Apelin e Posaçëm për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit, ku ka dhënë edhe deklaratë në sallën e gjyqit, duke pretenduar pafajësi.

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion”.

Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim, dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua.”, tha Koka në seancë.

Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë se sa lidhja e kontratës./Versus.al

 

Poll