
Berat- Katër efektivë policie janë pezulluar nga detyra me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në rajonin (Fier-Berat) pasi dyshohet se gjobisnin pa arsye drejtuesit e automjeteve.
Konkretisht janë pezulluar:
Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.
Këta efektivë të policisë me anë të veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë ndëshkuar disa shoferë pa të drejtë dhe kanë favorizuar persona të tjerë. Versus.al

