AKTUALITET /

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Kuçovës, vendimi për mandatin i mbetet KQZ

Çështja lidhet me vetëdeklarimin e bërë gjatë zgjedhjeve të 14 majit, kur Hajdari deklaroi se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Shkruar nga Versus
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të
Kreshnik Hajdari

Kryebashkiak i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk ka marrë një vendim në Gjykatën e Lartë për fatin e mandatit të tij, pasi trupa gjykuese ka rrëzuar rekursin e paraqitur, duke ia lënë çështjen për shqyrtim përfundimtar KQZ.

Çështja lidhet me vetëdeklarimin e bërë gjatë zgjedhjeve të 14 majit, kur Hajdari deklaroi se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Ai kandidoi dhe fitoi zgjedhjet nën siglën e Partia Socialiste e Shqipërisë.

Megjithatë, më pas autoritetet greke kanë konfirmuar përmes një letër-porosie se ai ka qenë i dënuar në Greqi për hyrje të paligjshme në territor, me një vendim të vitit 1999 nga gjykata e Janinës.

Sipas dokumenteve, dënimi ka qenë me “masë riedukuese qortimi”, pasi në atë kohë Hajdari ishte 17 vjeç.

Gjykata e Lartë arsyetoi se për sa kohë KQZ nuk ka dalë me një vendim përfundimtar mbi zbatimin e ligjit të dekriminalizimit në këtë rast, nuk ka objekt për shqyrtim gjyqësor në këtë fazë.

KQZ më herët kishte lejuar kandidimin e tij, duke vlerësuar se nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kishte kërkuar rishqyrtim të çështjes dhe një vendimmarrje të re nga institucioni./Versus.al

 

Poll