
Tiranë- Pas një hetimi me metoda proaktive nën drejtimin e prokurorisë, policia goditi një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit.
Në total janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Konkretisht në pranga kanë rënë Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, kurse Kevin Vila dhe Bledar Avdillari ndodhen në kërkim.
Me anë të blerjeve të simuluara nga ana e efektivëve të policisë civilë, u arrit të zbulohej përshirja e 6 personave në dy grupe kriminale. Ndërsa më herët në mars të këtij viti, policia arrestoi 5 persona të tjerë të cilët merreshin me shitjen e armëve në zona të ndryshme. Pistoletat shiteshin deri në 1500 euro ndërsa kallashnikovët deri në 2500 euro. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

