AKTUALITET /

Ndarja e dosjes së Veliajt, sot seanca në GJKKO për kryebashkiakun

Shkruar nga Versus

Ndarja e dosjes së Veliajt, sot seanca në GJKKO për

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca e parë në themel për gjyqin e kryebashkiakut Erion Veliaj pas ndarjes së dosjes së tij për 11 të pandehur të të njëjtës çështje.

Ndërkohë kryebashkiaku i arrestuar prej 10 shkurtit 2025, pretendon se ende nuk i janë dorëzuar fashikujt e dosjes hetimore.

Më herët, GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet për 5 vepra penale. Versus.al

Poll