AKTUALITET /

Bordi i Transparencës miraton çmime të reja për naftën dhe benzinën

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës miraton çmime të reja për

Bordi i Transparencës u mblodh sot për të vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e hidrokarbureve në Shqipëri.

Me vendimin e ri, vihet re një rënie e çmimit për naftën e cila duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme do të shitet jo më shumë se 188 lekë për litër.

Ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 173 lekë për litër. Si nafta ashtu edhe benzina kanë pësuar rënie secila me nga 2 lekë për litër. Versus.al

Poll