Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk u paraqit as në seancën e sotme në themel që u mbajt në Gjykatën e Posaçme për fashikullin tjetër të dosjes së tij pasi më herët, SPAK dha pretencën për të pandehurit e tjerë të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Nëpërmjet një shkrese drejtuar gjykatës, Veliaj bën me dije se s’do të marrë pjesë në seancë me pretendimin se nuk i duket dinjitoze mbajtja e tij në kafazin e xhamit. Për këtë arsye kërkoi që të përfaqësohej nga avokati i tij Plarent Ndreca, ish-deputet i PS.
Ditën e sotme gjyqi mbahet për: Shoqëria “PALUSHI”, Shoqëria “GERARD-A”, sh.p.k., Shoqëria “FUSHA”, sh.p.k., Shoqeria “LANI”, sh.p.k., Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Erion Veliajn, Arjola Xoxën, Erald Simixhiun, Linda Kazani, Meriman Palushi, Mirton Lika, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Valmir Xoxa.
Ndërkohë, gjykata nuk pranoi kërkesën e mediave për të transmetuar drejtpërdrejt seancën gjyqësore e cila u shty për shkak të mungesës së avokatëve. Versus.al

