AKTUALITET /

Kamarier në lokalin e "Mand Dhelprës" që mori peng "korrierin e kriptomonedhave", lihet në burg i riu

Në polici, Zyferi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Eglant Koçit.

Shkruar nga Versus
Kamarier në lokalin e "Mand Dhelprës" që mori peng
Personi i shpallur në kërkim, Armand Shakaj dhe 34 vjeçari i zhdukur, Eglant Koçi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, të arrestuarin si person në dijeni për pengmarrjen e Eglant Koçit, të riut që është zhdukur prej 5 ditësh.

Zyferi, është kamarier në lokalin e Armand Shakajt, personit të shpallur në kërkim për pengmarrjen e Koçit. Në polici, ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, edhe pse dyshohet se ai ka qenë në dijeni të marrjes peng të 34 vjeçarit. Sipas informacioneve, autori kryesor i njohur si "Mand Dhelpra" i ka kërkuar kamarierit 25 vjeçar që të fikte kamerat e sigurisë para se të merrte peng Koçin që e kishte thirrur për takim. 

Ky i fundit njihej në Tiranë si “korrieri” që merrej me kthimin e kriptomonedhave në para “cash” nëpër pikat e këmbimit valutor. Versus.al

Poll