
Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”, është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar lidhur me procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Ky i fundit dyshohet se ka urdhëruar edhe vendosjen e tritolit në lokalin e reperit Noizy pas sherrit të tij me Kleviol Ahmetin, të cilin Haxhiu e ka shok fëmijërie.
Pas seancës së mbajtur herën e kaluar, Ahmeti tha para mediave se nuk kishte asnjë dijeni mbi vendosjen e tritolit, ndërsa shprehu edhe shqetësimin se jeta e tij mund të jetë në rrezik dhe se Noizy kishte mundësinë të paguante para për ta eleminuar fizikisht. Versus.al

