AKTUALITET /

“Pronari më tha të fikja dritat”, rrëfimi i kamarierit që dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e ‘korrierit të kriptomonedhave’

Kamarieri 25 vjeçar është arrestuar teksa po i lante makinën të dyshuarit për pengmarrjen e Eglant Koçit i cili dyshohet të jetë eleminuar fizikisht.

Shkruar nga Versus
“Pronari më tha të fikja dritat”, rrëfimi i
Autori i dyshuar, Armand Shakaj, 34 vjeçari i zhdukur Eglant Koçi

Enea Zyferi, 25 vjeçari që punonte si kamarier në biznesin e Armand Shakajt, të shpallurit në kërkim për pengmarrjen e Eglant Koçit, ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.

I riu dyshohet se ka ndihmuar pronarin e tij që të rrëmbejë Koçin për të cilin ka dyshime se mund të jetë eleminuar fizikisht. Megjithatë Zyferi ka pretenduar se nuk ka dijeni se çfarë mund të ketë ndodhur me Koçin.

Ai ka thënë se e kishte parë 34 vjeçarin në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng, por ka shtuar se nuk ka patur dijeni nëse kishte ikur prej aty. 25 vjeçari rrëfeu se në një moment, Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat e biznesit.

Policia ka zbuluar se pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e sigurisë kishin filmuar momentin kur Shakaj del me diçka të zezë në dorë.  Kamarieri Zyferi ka treguar gjithashtu se një ditë më vonë, Shakaj i ka kërkuar edhe të lante makinën, në të njëjtën që hetuesit gjetën njolla gjaku dhe që dyshohet se mund të jetë transportuar Koçi.

Arrestimi i Zyferit u bë në momentin teksa ky i fundit lante makinën ndërsa ende nuk ka informacion të saktë mbi fatin e ‘korrierit’ që merrej me konvertimin e kriptomonedhave në para cash. Versus.al

Poll