
Pasi doli nga dyert e Gjykatës së Posaçme ku u shty procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” foli para mediave lidhur me marrëdhënien e tij me Noizyn duke thënë se tanimë nuk dëshironte të ishin shokë dhe se kishte hequr dorë nga kërkesa ndaj kryeministrit Edi Rama për t’i pajtuar.
“Jo nuk kam marrë përgjigjie nga Rama dhe duke parë reagimin e tij (Noizyt) më vonë që vjen këtu dhe thotë se e kam fiksim, unë fiksimin me të e kam heq. shok nuk kam dashur kurrë të bëhem me të sepse ai nuk është për shoqërinë, nuk bëhem shok me njerëz të imoralshëm. E kam vendosur unë të mos bëhem më shok me atë”- tha Cllevio.
Më tej ai nuk u kursye me kritika për Noizyn duke thënë se ky i fundit nuk po mundohej për paqe dhe se përpiqej ta fajësonte atë për çdo gjë që i ndodh.
“Nuk kam marrë përgjigjie nga Rama sepse është i angazhuar me punët e veta dhe besoj nuk e ka parë fare. Nuk po ia bëj fare kërkesën (Ramës) sepse unë po mundohem për paqe kurse ai (Noizy) vjen këtu dhe do të tregojë veten VIP a kushedi çfarë është. Ai është thjesht një palaço, nastradin i themi ne dhe kaq nuk kam çfarë shoku të jem me atë.
Ky është njeri që është gjuajtur me kallashnikov para pallatit të presidencës në Tiranë, ëshë plagosur me armë zjarri në prapanicë, ky është një njeri që para dy vjetëve kushëriri i vetë i djeg dy herë pronën dhe makinën. Këto i përmend se çfarë do që i ndodh, ky drejtohet tek Klevioli”- shtoi reperi i cili nuk ngurroi të jepte edhe një mendim lidhur me protestat masive të qytetarëve.Versus.al

