Morinë- Një 58 vjeçar me iniciale A.K është arrestuar nga policia në pikën kufitare pasi dhunoi doganierin A.S që nuk e la të kalonte me mallra kontrabandë.
I arrestuari tentoi të hynte nga Kosova me mallra ushqimore për kafshët pa pasur faturë tatimore, por u ndalu nga doganieri. Kjo e bëri të reagonte dhunshëm dhe të dhunonte me grushta në fytyrë punonjësin e pikës kufitare.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Kukësit. Versus.al







