
Pas zgjedhjes së Joni Ketës në krye të institucionit, Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur vakant postin e zëvendësit të tij. Të drejtën për të garuar në këtë post e kanë vetëm 60 hetuesit e BKH.
Institucioni i konsideruar si "FBI-ja shqiptare" është shumë i rëndësishëm pasi mbështet ndjek procedurat e hetimit duke ndihmuar prokurorët e posaçëm të SPAK-ut.
Kriteret për pozicionin:
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a. Të jenë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit;
b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës);
d. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese;
e. Të ketë integritet të lartë;
f. Të ketë njohuri në fushën e menaxhimit dhe planifikimit organizativ, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj;
g. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim, punën në grup, ndërveprim dhe në marrëdhëniet ndërinstitucionale;
h. Të ketë njohuri shumë të mira në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze, (element që do të merret në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit).
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Kërkesë për aplikim;
b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;
c. Jetëshkrimi ;
d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.
Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026. Versus.al

