Nga Fatjon Gjinaj
Rastësisht quhet Altin Ndoci, mund të ishte kushdo. Po, arratisje ndodhin kudo, ama një rekordmen për krime nuk futet askund pa pranga në spital.
Kjo arratisje ka dorën e shtetit, kushdo qoftë ai që e përfaqëson atë. Sot mu në instancat më të larta të këtij shteti, bashkë me koleg ngritëm zërin për trajtimin dhe trajnimin e punonjësve të burgjeve. “Duhet ndryshuar ligji” na thanë.
Pra ky lloj sistemi, nuk rrit pagat, nuk blen uniforma të reja, nuk kryen trajnime pa ndryshuar ligjin, dhe kur e ndryshjnë e bëjnë si sytë e vet.
Se pa ndryshuar asnjë ligj, dyfishojnë vlera tenderash, dyzetfishojnë pasuritë, dyfishojnë varfërinë dhe ekspozojnë shtresën e mesme të këtij vendi, drejt kapjes, tundimit, emigrimit, shkatërrimit.
Ky sistem të vetëkriminalizon!
Pastaj të kap e të shtyp kokën sepse duhet dikush kokë turku. Altin Ndoci nuk theu asnjë kriter sigurie, sepse ky shtet pas kaq orësh, nuk ka sqaruar:
Pse doli nga qelia?
Nga se vuan dhe prej sa kohësh?
Me cilin rekomandim?
Si u krye shoqërimi?
Çfarë parashikon protokolli i mbajtjes në survejim?
A ofron ndihmë mjekësore ambienti i paraburgimit?
Deri në çfarë niveli duhet të jetë reagimi shëndetësor për të imponuar dërgimin e pacientit në spital?
Ja pse kjo nuk është arratisje përderisa askush nuk të përgjigjet nga se vuan ky njeri!
Altin Ndoci “është liruar me kusht”, më tha një miku im që njihet me kushtet e trajtimit të një të burgosuri në Durrës. “Po cili është kushti”, e pyeta. “Diagnoza - tha - gjejini diagnozën, por mbaj parasysh vitet që kaloi në burg dhe fitoi pafajësinë, pak pasi i gjetën akuzën e re, por mos harro diçka, i sëmuri s’është Altini me atë vrap që bënte, i sëmuri është ai që bën kompromis”
Altin Ndoci vrapoi, duke treguar se sëmundja e tij ishte mungesa e lirisë dhe liria e pakufizuar është treguesi i forcës së Altin Ndocit.
“Plumbi i Artë” është një dosje ku ai është një nga të pandehurit, një proces që vijon pafund, me bashkëpunëtor të penduar dhe me një SPAK që pendohet për bashkëpunëtorët që bën, me të pandehur e avokatë që kanë shkuar deri në përplasje të ashpra me Gjykatën e Prokurorinë e Posaçme.
Sot e kuptoj këtë tension, sepse gjithkush ka të drejtë ta sfidojë autoritetin, përderisa është më i fortë se ai.
Altin Ndoci mbase është sëmurë, dhe i urojmë të shkuara, dhe uroj gjithashtu që ti bëjë mirë ilaçi i lirisë sado që ti zgjasë, ama meraku im është kush do ta zgjojë shtetin dhe autoritetin nga koma?!
Unë sot nuk fajësoj dot shefat që i kanë familjarët e vet të arratisur, e kam fjalën për pushtetin që ka një popull i ndërgjegjshëm

