
Pas ultimatumit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamanllari, drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, mori vendim për të transferuar të burgosurit me rrezikshmëri të lartë drejt burgut të Fierit.
Arratisja e Altin Ndocit ka alarmuar autoritetet se të burgosurit me rrezikshmëri të lartë duhet të dërgohen në burgje të tjera që kanë kushte më të sigurta dhe mundësitë për arratisje janë të pakta.
Rikujtojmë se Ndoci ishte dërguar për vizitë në spitalin e Durrësit, pa pranga në duar dhe gjatë kohës që po priste radhën në korridor për vizitë u ka kërkuar leje dy oficerëve të policisë të shkonte në tualet, më pas ka vrapuar në drejtim të oborrit ku e priste një mjet tim “Audi A7”, që i mundësoi largimin. Policia po vijon kërkimet në Durrës, Tiranë dhe Kavajë për të bërë të mundur arrestimin e Altin Ndocit./Versus.al

