
Shkencëtarët e Stanford Medicine kanë zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur SleepFM, i cilësuar si sistemi i parë që mund të përdorë të dhënat e një nate gjumi për të vlerësuar rrezikun e një personi për më shumë se 100 kushte shëndetësore.
Ky model analizon sinjalet fiziologjike gjatë gjumit përfshirë aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe lëvizjet e trupit dhe “mëson gjuhën e gjumit” për të identifikuar parashikime rreziku që mund të shfaqen vite më parë sesa simptomat shfaqen në mënyrë klinike.
Ekspertët shohin potencial të madh që kjo teknologji të ndikojë në mjekësinë parandaluese dhe diagnostikimin e hershëm, edhe pse nevoja për kërkime të mëtejshme mbetet e qartë./Versus.al

