
Ngjarje e rëndë në Tiranë, ku një grua ka rënë nga lartësia, pasi kishte dalë për të larë xhamat e banesës.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur, se një 68 vjeçare humbi jetën aksidentalisht në orët e mesditës në zonën e Komunës së Parisit, pasi ra nga një lartësi e madhe teksa lante xhamat e dritareve.
“Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Sulejman Delvina", ku shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Policia e Tiranës.







