AKTUALITET /

I dënuar me 15 vite burg, gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e të shumëkërkuarit, Konjari

Shkruar nga Versus
I dënuar me 15 vite burg, gjykata e Lartë kthen për rigjykim
Domart Konjari

Dosja penale ndaj shumë të kërkuarit të drejtësisë Domart Konjari do të rigjykohet sërish në apelin e posaçëm me një tjetër trupë gjykuese. Gjykata e lartë ka prishur vendimin e shkallës së dytë ku e ka dënuar Konjarin me 15 vite burg në mungesë. Konjari me 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen “Krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale”; “ Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Poll