AKTUALITET /

I mituri i përplasi për vdekje nënën, djali në Bulqizë e raporton si rrëzim! Nis hetimi për të dhe 2 infermiere

Procedim penal është regjistruar edhe për 2 infermiere të qendrës shëndetësore 'Ostren' pasi nuk raportuan dëmtimet e shkaktuara në trupin e viktimës nga përplasja e motorit.

Shkruar nga Versus

I mituri i përplasi për vdekje nënën, djali në

Bulqizë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Ostren mbrëmjen e së mërkurës ku një 82 vjeçare ndërroi jetë pasi u përplas nga motori që drejtohej nga një 16 vjeçar.

I mituri u ndalua nga policia, por gjithashtu ka nisur edhe hetimi në gjendje të lirë për djalin e 82 vjeçares pasi ky i fundit e raportoi ngjarjen si rrëzim aksidental. Po ashtu procedimi penal ka nisur edhe për 2 infermierë të qendrës shëndetësore për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi nuk raportuan për dëmtimet e shkaktuara në trupin e të ndjerës nga përplasja e motorit. 

82 vjeçarja S.M u gjet në rrugë pasi i mituri që e përplasi me motor, u largua nga vendngjarja. Djali i viktimës. P.M 58 vjeç dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka raportuar.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth rastit të pazakontë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: