
Korçë- Ka përfunduar arratia 1 mujore e Bledar Trëndafilit, 35 vjeçarit i cili më 31 gusht kreu aktin e rëndë duke lyer me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili gjatë një pasditje kur kjo e fundit po kthehej nga puna.
Arrestimi i autorit, është bërë i mundur në Korçë ku fshihej për një muaj.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti ishin në process divorci. Këtë të fundit, Trëndafili nuk e kishte pranuar dot dhe më 31 gusht, priti bashkëshorten e tij teksa kthehej nga puna dhe teksa kjo e fundit po hynte në banesë, ai i ka dalë para, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Për pasojë 31 vjeçarja pësoi dëmtime të shumta në fytyrë por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Nga QSUT-ja ditë pas ngjarjes ajo rrëfeu se nuk arrinte të flinte natën dhe se para syve i dilte bashkëshorti ‘monstër’ që i vuri flakën para banesës ku ndodheshin dy fëmijët. Versus.al







