Nënë e bir, Fatbardha e Klodian Shahini bënë sot udhëtimin e tyre të fundit në të gjallë. 53-vjeçarja dhe i biri 33 vjeç humbën jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e përplasjes tragjike e një mjeti tip Benz me të cilin ata po udhëtonin dhe një furgoni pasagjerësh nga i cili mbetën të palagosur pesë pasagjerë të tjerë.
Drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike.








