AKTUALITET /

Iu shtua akuza e krijimit të grupit kriminal, biznesmeni i ‘Sterilizimit’, humb ndjenjat në gjykatë

Shkruar nga Versus
Iu shtua akuza e krijimit të grupit kriminal, biznesmeni i
Momenti kur Rrapaj u paraqit për të dëshmuar në komisionin hetimor për Sterilizimin

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i arrestuar që prej vitit të kaluar për aferën e “Sterilizimit” ka humbur ndjenjat gjatë seancës së sotme në GJKKO ku u pranua kërkesa për t’i shtuar akuzën e krijimit të grupit kriminal në bashkëpunim me Ilir Beqajn dhe Klodian Rrjepajn.

Versus.al mëson se ka qenë ish-ministri Ilir Beqaj ai që e ka kuptuar gjendjen jo të mirë të Rrapajt gjatë seancës dhe ka bërtitur që t'i ofrohet ndihmë.

Kompania “San Service” e Ilir Rrapajt dhe aksionerëve italianë u shpall fituese e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore të përdoura në spitale.

Rrapaj dëshmoi për disa orë rresht para komisionit hetimor për Sterilizimin më 11 nëntor ku mohoi njohjen personale të mëparshme me ministrin e asaj kohe Ilir Beqajn, ndërsa për zëvendësin e tij tha se e kishte pasur shok shkolle. Me këtë deklaratë ai ra në kundërshtim me atë të bërë më herët nga Ilir Beqaj i cili kishte thënë se Rrapaj e kishte ndihmuar të kurohej në një prej spitaleve të Italisë. Versus.al

Poll