AKTUALITET /

Kallashnikov brenda valixhes në terminalin e autobusëve, arrestohet 24 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Kallashnikov brenda valixhes në terminalin e autobusëve, arrestohet 24

Tiranë- Një 24 vjeçar është arrestuar në rrugën “Kastriotët” pasi u kap me një valixhe brenda së cilës kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov për ta transportuar me autobus.

Arrestimi i tij u bë në afërsi të terminalit të autobusëve. Pas kontrolleve ndaj Hysen Markut, në valixhen e udhëtimit iu gjet kallashnikovi që dyshohet se do të shitej.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll